Alarmon Balaj para Danimarkës, ndërpreu stërvitjen

0
SHPËRNDAJE

bekÇaste shqetësimi ka pasur sot në stërvitjen që Kombëtarja kuqezi, po kryen në Trevizo, përpara ndeshjes së parë të rëndësishme për eliminatoret e Euro 2016, kundër Danimarkës. Sulmuesi më në formë i përfaqësues tonë, Bekim Balaj ka shfaqur një problem fizik. Aq sa është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor. Për momentin nuk jepen informacione të mëtejshme në lidhje me gjendjen e golshënuesit kuqezi. Nuk mbetet veçse të shpresohet që të mos bëhet fjalë për ndonjë gjë të rëndë, që do t’i mohonte gatishmërinë ndaj danezëve.
Ndërkohë që vetë De Biasi duket se më i shqetësuar është për repartin e mbrojtjes, aty ku një pjesë e mirë e lojtarëve vijnë nga periudha inaktiviteti sportiv, përderisa kanë qenë pa skuadra. Sidoqoftë, tekniku italian është duke menduar për një repart të denjë për të përballuar sulmin e rrezikshëm të danezëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.