Alban Bushi: 2-3 elementë e kaluan provën

0
SHPËRNDAJE

Përtej humbjes 3-1 me Skënderbeun në testin e fundit miqësor të Shpresës, trajneri Alban Bushi thekson se është arritur qëllimi i këtij grumbullimi, pasi shumë elementë, edhe ata për të cilët ish-sulmuesit të Kombëtares ka qenë në mëdyshje, treguan se po rriten nga dita në ditë dhe mund të japin kontribut të rëndësishëm te 21-vjecarët në turnetë e rëndësishëm.

“Qëllimi ynë është që të shohim sa më shumë elementë. Mendoj se në këto tri miqësore elementët e Shpresës janë rritur më shumë dhe kjo është e rëndësishme. Dy – tre lojtarë për të cilët unë kisha dyshime, e kaluan provën. Gjithsesi, gjatë gjithë kohës të gjithë janë në provë, sepse ne do të grumbullojmë ata që janë më në formë. Ishte një grumbullim që në të vërtetë ia vlejti shumë.”

Bushi refuzoi të fliste për emra të vecantë, pasi sipas tij, të gjithë do të jenë në monitorim në të ardhmen.


“Nuk dua të flas për emra të vecantë sepse të gjithë ata që kanë qenë në këtë grumbullim do të jenë pjesë e ekipit. Në ndeshjen e radhës mund të ketë disa ndryshime sepse do të grumbullohen ata që do të bëjnë paraqitje sa më të mirë në klubet e tyre. Shpresoj që lojtarët e këtij grumbullimi të jenë sa më në formë në muajn Mars.”

Trajneri i kuqezinjve të rinj shpjegoi më tej se formacioni më i mirë i Shpresës do të dalë nga një grup i gjerë prej 60 lojtarësh. Dëshira e tij është që në muajin Shkurt të bëhet edhe një takim tjetër miqësor para eliminatoreve të ardhshme.

“Kam shumë lojtarë në kokë, disa prej tyre janë konfirmuar sezonin e kaluar dhe disa të tjerë po pajisen me pasaportë. Kam në plan t’i takoj të gjithë dhe të bëj një minigrumbullim dhe të luajmë një ndeshje miqësore para takimeve zyrtare.”

Kampionati shqiptar, sipas Bushit ka 4-5 elementë interesantë, madje ndonjë prej tyre mund të jetë pjesë e formacionit titullar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.