Alban Bushi i kënaqur: Te U-21 ka elementë cilësorë

0
SHPËRNDAJE

Një test pozitiv që shërbeu për njohjen e lojtarëve të rinj që kanë vetëm pak ditë të grumbulluar me Shpresën. Të tillë e konsideron trajneri i 21-vjeçarëve të Shqipërisë Alban Bushi, në prononcimin e tij për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, miqësoren me Kamzën, pavarësisht humbjes që në debutim.

“Emocionet kanë nisur që kur e mora detyrën. Për kaq pak ditë kam krijuar një ide për lojtarët.

Ky grumbullim është mjaft pozitiv. Janë lojtarë të vegjël me emocione, nuk kanë dhënë 100%-shin.

Disa lojtarë treguan shumë cilësi sikur kanë vite që e veshin fanellën. Në ndeshjet e ardhshme do të shprehen më mirë.

Lojtarët do të jenë në vëzhgim gjatë gjithë kohës. U kam thënë të qëndrojnë pa stres”,-tha Bushi.

Për teknikun Bushi të gjithë futbollistët janë në provë, pasi grumbullimi në të ardhmen do të varet nga zhvillimi i gjithsecilit.

“Po ka lojtarë të mirë pavarësisht moshës ne i marrim, ne jemi në ndërtim e sipër, kemi marrë ata që mendojnë se janë më të mirët, por të tjerët mund të avancojnë më shumë.

Është normale që të gabojnë teknikisht, por rëndësi ka që të kuptojnë atë që u kërkon”,-mbylli prononcimin e tij për SuperSport, trajneri i U-21, Alban Bushi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.