Alban Bushi , si Panuci i bën analizën shpresave u21

0
SHPËRNDAJE

Alban Bushi

Alban Bushi në konferenc për shtyp i bën analizen e dy ndeshjeve , që shpresat luajten ndaj Irlandës dhe Islandës ku shpresat u21 morën një humbje dhe një fitore, të njëjtën gjë beri dhe trajneri i ekipit kombëtare Kristian Panucci pak ditë më parë ku doli në konferenc për shtyp për të analizuar dy ndeshjet me Lihtershtein , e Maqedonin.

Bushi:Ishin dy ndeshjet e para jashtë fushe dhe kasha shqetësimin se si do të reagonim, por reaguam shumë mirë. Nuk duhej të ishim mundur takimin e parë, por them se tre pikë në dy ndeshje më kënaqin. Në Islandë dominuam gjithë ndeshjen. Ekipi ka forcë dhe lojtarë kandidatë për ekipin e parë A. Ne synojmë fitore në çdo ndeshje. Nuk duhet të shikojmë shumë larg por të mendojmë për sfidën e radhës. Kemi lojtarë më të vegjël se kundërshtarët dhe mendoj se do të jenë më të rritur edhe sezonin e ardhshëm. Duhet t’i mbaj lojtarët të karikuar në mënyrë që të mos gabojmë siç bëmë në Irlandë. Spanja është një kundërshtar i fortë por diferencat janë të vogla. Nuk mendojmë për Spanjën, sepse më parë në datë 10 Tetor presim Islandën në Tiranë. Ndaj Islandës dhe Irlandës janë ndeshje vendimtare për të na treguar nëse do të kapim vendin e dytë ose jo. Kërkojmë mbështetjen e publikut për t’ia dalë mbanë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.