Alban Meha bëhet “sheik”

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Edhe pse këtë sezon po kalon një formë të shkëlqyer, Alban Meha duket larg Konyasporit. Mesfushori shqiptar që bashkë me skuadrën e tij i ka mahnitur të gjithë në Turqi, me shumë gjasa pritet që të largohet nga ky ekip pasi drejt tij tashmë kanë mbërritur oferta. Ajo më konkrete sipas mediave turke ka ardhur nga klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr. meha-first goal in turkey Konya - Galata 1-4)Skuadra që interesohet për Mehën është aktualisht kampionet e këtij vendi, teksa pritet që gjatë merkatos verore të ketë akoma më shumë zhvillime rreth kësaj çështje. Mendohet se në drejtim të mesfushorit shqiptar mund të ketë një ofertë të parezistueshme, gjë që mund të ndikojë direkt në transferimin e tij në Arabi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.