Alban Meha i treti, e ndjek Cikalleshi

0
SHPËRNDAJE

Alban Meha kundër Gallatasaray
Alban Meha kundër Gallatasaray

Legjionarët/ Konyaspori i Alban Mehës vazhdon të jetë skuadra surprizë e sezonit në Turqi. Ekipi ku luan mesfushori shqiptar tashmë është kthyer në forcën e tretë të futbollit turk teksa pas fitores së sotme kundër Trabzonspor me rezultatin 2-0, ata u ngjitën në vendin e tretë të renditjes. Mesfushori i Kombëtares kuqezi ishte në fushë për 90 minuta duke dhënë kontributin e tij të madh që fitoren e Konyaspor, që tashmë synon patjetër të jetë në Europa League sezonin e ardhshëm. Skuadra e Mehës duket e papërmbajtshme dhe falë një forme të shkëlqyer që po me shumë mundësi do t’a mbyllë në vendin e tretë renditjen në fund të sezonit.

Sokol Cikalleshi
Sokol Cikalleshi

Ndërkohë edhe Basaksehiri i Sokol Cikalleshit po surprizon me rezultatet e saj. Ekipi ku luan sulmuesi shqiptar ka barazuar 3-3 në transfertën e vështirë të Gallatasaray, teksa më parë ishte në avantazh. Me këtë rezultat ekipi i Cikalleshit qëndron në vendin e katërt në renditje, sërish një vend ky që të dërgon në Europa League. Në ndeshjen ndah Gallatasarayt, Sokol Cikalleshi qëndroi në stol për 90 minuta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.