Alban Meha: Larg me trup afër me zemër. Forca Shqipëria

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Mesfushori Alban Meha ka qënë ndër temat më të “nxehta” përsa i përket Kombëtares Shqiptare për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë. Të gjithë tifozët u habitën kur nuk e panë emrin e tij në listën e De Biasit dhe kërkuan shpjegime, por ato nuk erdhën kurrë. Pavarësisht kësaj mesfushori i Konyaspor ka vendosur të mos bëjë polemika përsa i përket grumbullimit të tij në Kombëtaren kuqezi. Në një postim në rrjetin social “Facebook” mesfushori nga Mitrovica shkruante:
image
“I uroj Kombëtares Shqiptare shumë suksese në përballjen me Danimarkë dhe Portugal. Shpresojmë se do të fitojmë. Edhe pse jam larg, me Zemër jam pranë jush. Forca Shqipëria.
‪#‎UnëBesoj‬ ‪#‎JemiNjë‬ ‪#‎KuqeZiJeTi‬ ‪#‎AlbanMeha‬ ‪#‎Sniper‬ ‪#‎Shqiptar‬. Alban Meha 17”,- duke mbyllur këshu një temë që ishte kthyer në objekt bisede këto ditët e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.