Alban Meha rikthehet në Turqi

0
SHPËRNDAJE

meha
Mesfushori kosovar vazhdon të bëjë vajtje-ardhje nga Konyaspor në Al Nasr
Gjithçka nisi që me përfundimin e sezonit të shkuar. Tri javë përpara se të përfundonte kampionati, Konyaspor mbylli llogaritë në Superligën turke dhe Meha nuk u përfshi më në ekip.

Shqiptari kërkoi largimin nga drejtuesit dhe nisi negociatat me Al Nasr. Ai gjeti akordin dhe menjëherë u bë njoftimi se do të transferohej.

Pas pak ditësh, gjithçka ngeci sepse në klubin e sheikëve u zhvilluan zgjedhjet për strukturat drejtuese të klubit dhe lojtari nuk dihej nëse do të ishte më në preferencën e stafit të ri.

Kjo bëri që Meha të rikthehej edhe një herë te Konyaspor. Klubi turk e mirëpriti dhe Meha u bashkua me të në Austri, ku edhe po zhvillohej faza përgatitore.

Ai zhvilloi testet mjekësore. Megjithatë, aventura turke përfundoi sërish sepse Meha u transferua përfundimisht tek Al Nasr. Drejtuesit e kësaj skuadre paguan rreth 1 milion euro për kartonin e tij dhe lidhën një kontratë faraonike me shqiptarin.

Ditën e sotme Alban Meha ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook ku ndodhet në qytetin e Konyas bashkë me një çantë në dorë, çka të bën të kuptosh që rikthimi i tij te Konyaspor tashmë është zyrtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.