Alban Meha uron Kombëtaren para sfidës me Austrinë

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Pas shumë deklaratash dhe sulmesh në drejtim të trajnerit De Biasi nga Alban Meha dhe i vëllai i tij menaxher, duket se mesfushori ka zgjedhur të “shkrijë” akullin. Edhe pse Meha nuk është i grumbulluar, ai tregon se mbetet gjithmonë me mendje dhe zemër pranë Kombëtares kuqezi. Ai do ta ndjekë nga ekrani i televizorit miqësoren e sotme ndaj Austrisë, ndërsa në momentin kur lojtarët janë nisur nga hoteli drejt stadiumit, Meha ka hedhur një status në formë urimi në Facebook: “Ju uroj suksese djema! ‎Forca Shqipëria, përjetë me ty!”‬

Postimi i Alban Mehas për Kombëtaren
Postimi i Alban Mehas për Kombëtaren

S'KA KOMENTE

Comments are closed.