Albert Bunjaki u thur elozhe “Dardanëve”

0
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës më 24 mars do të ndeshet me Islandën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Sfida që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të zgjojë interesim të madh të shikuesve, veçmas të “Dardanëve”, të cilët janë vlerësuar maksimalisht nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki.

“Besoj dhe shpresoj se përkrahja ndaj Islandës do të jetë masovike. Kosova ka tifozët më të mirë. ‘Dardanët’ janë tifozët më të mirë në botë, sepse shumica janë familjarë dhe janë mirë të organizuar”, ka deklaruar Bunjaki, raporton minuta90.com.

Kosova dhe Islanda ndeshen më 24 mars nga ora 20:45 në Shkodër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.