Albi Doka ofertë e konsiderueshme nga Zvicra

0
SHPËRNDAJE
loading...


Tirana / Albi Doka i ka premtuar besnikëri Tiranës por po bien këmbanat e merkatos edhe mbi të.
Albi Doka kë tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Shqipëri, por jo vetëm, pasi tanimë ka oferta edhe nga jashtë vendit.

Sipas asaj që raporton Supersport, për mbrojtësin e djathtë ka ardhur një ofertë zyrtare nga Zvicra, teksa është Lugano ajo që e do mbrojtësin.

350 mijë euro mendohet të jetë oferta, por skuadra e Tramexanit dhe Sadikut ka konkurrencë, pasi edhe Grasshopers e do atë.

Doka është nën kontratë me Tiranën dhe klubi bardheblu ka në dorë të ardhmen e tij, por një ofertë e tillë duket e parefuzueshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU