Albi Dosti kalon te PFC Montana

0
SHPËRNDAJE

11733406_901768876544884_1050626318_n
Dosti duke firmosur kontraten me Montana

Ashtu siç pritej futbollisti i lënë i lirë nga Kukësi, Albi Dosti firmosi për ekipin bullgar të PFC Montana. Mesfushori 23 vjeçar ka luajtur me parë edhe me Teutën e Durrësit, madje nga aty u formua si futbollist. Dosti bëhet lojtari i 12-të me shtetësi shqiptare në kampionatin elitar bullgar. Të fundit të kolonisë shqiptare në fubollin e këtij vendi ishin Edon Hasani, Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula, të tre te Liteks Lovech. Dosti ka luajtur disa ndeshje edhe për ekipet tona Kombëtare U-17 dhe U-21.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.