Alen Sherri e ardhmja e portës së Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Alen Sherri ka luajtur këtë sezon me Vllazninë në dy ndeshje kampionati, por gjithashtu ka pasur hapësirë edhe në kupë, ashtu si te Vllaznia B. Procesi i rritjes për portierin 19-vjeçar po ecën mjaft mirë dhe dje Ernest Gjoka e aktivizoi për herë të parë që kur mori drejtimin e Vllaznisë. Trajneri i ri i skuadrës shkodrane kishte preferuar Selimajn deri tani, çështje eksperience, por dje kundër Tiranës Sherri tregoi se është gati, edhe për formacionin titullar të Vllaznisë.

Nuk pati faj në golat e Tiranës, por ndërkohë evitoi edhe 2-3 gola të tjerë, duke qenë ndër më të mirët në fushë për Vllazninë, që nuk shkëlqeu dhe pësoi një humbje të merituar, ndaj rivalit historik.

Paraqitja e Sherrit ka qenë ndoshta ndër të paktat nota pozitive për Gjokën, i cili kërkon t’i mbajë të përqendruar maksimalisht lojtarët dhe në janar pret disa përforcime, por jo në portë, sepse duket që i ka dy portierë të mirë.

Alen Sherri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU