Aliaj: Sikur ta kishim pasur De Biasin edhe më herët

0
SHPËRNDAJE

29759
Aliaj kur luante ne Gjermani

Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares sonë dhe një nga mbrojtësit më modernë që ka veshur fanellën e kuqezinjve, Adrian Aliaj është prononcuar duke dhënë mendimin e tij për takimin e sotëm por edhe për cështje të tjera delikate rreth futbollistëve shqiptarë.

“Shqipëria është në një stad tjetër tani dhe duhet të jetë favorite. Edhe një 1-0 mjafton, duhen tre pikët,” – thotë Aliaj teksa vlerëson punën e bërë nga De Biasi në drejtimin e kuqezinjve.

“Ndoshta loja nuk është e bukur dhe nuk na kënaq gjithnjë por ka stabilizuar ekipin. E ka këtë meritë. Dikur kishim oshilacione të mëdha. Do të doja që edhe brezi im ta kishte trajnerin De Biasi në stol”

Për cështjen delikate Shqipëri-Kosovë, Aliaj shprehet se nuk ishte mirë që kuqezinjtë nuk ngulmuan të mbajnë në Europian dy lojtarët, Rashicën si dhe Rrahmanin që e menaxhon vetë. Pa akuzuar askënd, Aliaj mendon se Shqipëria nuk shfaqi besim te këta lojtarë por ajo që ndodhi, ndodhi dhe duhet parë perpara.

“Grezda që është në menaxhimin tim mund të ndërrojë skuadër pasi po ndiqet nga klube të rëndësishme ndërsa Balaj e Roshi do të vazhdojnë me Terek pasi janë stabilizuar shumë mirë atje,” – u shpreh ndër të tjerash Aliaj në intervistën e dhënë për Panorama Sport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.