Aliji gol. Kaçe e Hidi kalojnë, ngecin Roshi, Bala e Prenga. Ja paraqitjet e së enjtes për legjionarët (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trakai (Lituani) – Apollon Limassol (Qipro) 0-0 (0-4) – Portieri Isli Hidi i Apollon qëndroi në stol përgjatë gjithë takimit por shijoi kualifikimin falë fitores së thellë 4-0 në Qipro.

Nomme Kalju (Estoni) – Vaduz (Lihtenshtejn) 0-2 (1-3) – Mbrojtësi Naser Aliji hyri në fushë në ’62 dhe shënoi 12 minuta më vonë duke vulosur kualifikimin e fitueses së kupës së Lihtenshtejnit që gjithashtu merr pjesë në kampionatin zviceran.

Newtown (Uells) – Kobenhavn (Danimarkë) 1-3 (0-2) – Sikurse në takimin e parë, as në këtë ndeshje i riu Berat Beqiri nuk ishte grumbulluar nga ekipi danez që kaloi turin me lehtësi.

PAOK (Greqi) – Lokomotiva Zagreb (Kroaci) 6-0 (1-2) – Herdi Prenga për kroatët dhe Ergys Kaçe te PAOK e nisën të dy si titullarë por vetëm Kaçe luajti deri në fund të takimit, i cili u dominua plotësisht nga ekipi vendas që e përmbysi humbjen e takimit të parë. Mesfushori i Kombëtares tonë bëri një ndeshje shumë të mirë ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e ekipit.

Aberdeen (Skoci) – Rijeka (Kroaci) 2-2 (3-0) – Odise Roshi bëri një nisje të papritur si titullar duke u zëvendësuar në ’52 ndërsa Bekim Balaj hyri në fushë vetëm në ’74. Ndonëse për një moment arritën deri në 0-2 duke i trembur jo pak skocezët e njohur, Rijeka nuk arriti të bëjë përmbysjen e asaj vetvrasje 0-3 që kishin bërë në Kroaci një javë më parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.