Alimin e vërshojnë ofertat nga Shqipëria

0
SHPËRNDAJE

Pasi është ndarë me Shkëndijën e Tetovës në drejtim të mesfushorit e Armend Alimi kanë vërshura oferta të shumta nga klube të Superligës së Shqipërisë, merr vesh gazeta “Lajm”.
Ai po kwrkohet nga Skënderbeu, Partizani, Tirana dhe Flamurtari, të cilat kanë shprehur interesim të madh për ta parë në radhët e tyre. Por, jo vetëm klubet e Shqipërisë po  e dëshirojnë 28-vjecarin me përvojë nga Kumanova, pasi për shërbimet e tij interesim kanë shprehur edhe klube nga Kazakistani. Në ditët në vijim mbetet të shihet se për cilën ofertë do të përcaktohet Alimi, i cili sezonin e shkuar ishte ndër lojtarët më të mirë të Shkëndijës.shkendija

Me këta të fundit ai fitoi kupën e Maqedonisë dhe zuri vendin e dytë në kampionatin vendor. Me paraqitjet e tija shumë të mira me fanellën e Shkëndijës siguroi vend edhe në Kombëtaren e Maqedonisë/lajm

S'KA KOMENTE

Comments are closed.