Alla apo Shameti?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Të shikosh gjithë këtë propagand për të marrë në kombëtare Albi Allën, me gjithë respektin për këtë të fundit, padyshim të vjen keq kur shikon mbrojtës të tjerë në kampionatin shqiptar që nuk thërriten në asnjë sekond nga trajneri De Biazi.

Të gjithë po mendojnë ku qëndron prapaskena për thirrjen e Allës, e padyshim edhe shoku i tij i skuadrës Ylli Shameti. Me performancat e tij gjirokastriti ka qenë një lidër në mbrojtjen kuksiane, madje mbase edhe superior ndaj Allës. Padyshim që etika e një sportisti nuk e lejon Shametin të prononcohet, por në mendjen e tij padyshim vijnë mendimet e nje ftese të munguar nga De Biazi duke parë hapësirat për shokun e skuadrës Albi Alla.

Por mbase edhe pas kësaj lëvizje fshihet një dorë menaxheriale. Nuk i dihet, tashmë në kombëtare kanë kohë që veprojnë duart e zeza të interesaxhinjve pas krahëve të presidentit Duka. Dhe mediat në vend të merren me këto skandale, të investigojnë, merren me tymueset e tifozerisë.

Gjithsesi, duam të sqarojmë se s’kemi asgjë personale me Albi Allën, të cilit i urojmë suksese me fanellën kuqezi. Shkrimi ynë ka të bëjë më pabarazin e treguar prej kohësh në kombëtaren e drejtuar nga De Biazi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.