Allegri: “Jeni një turp i vërtetë”

0
SHPËRNDAJE

imageChampions League/ Tek Juventus duket se ka djegur shumë ai eleminim dramatik që pësuan në ndeshjen ndaj Bayern Munchen. Bardhezinjtë ishin të kualifikuar deri në minutën e 75′ të ndeshjes teksa kryesonin 0-2 në “Allianz Arena” falë golave të Pogba dhe Cuadrados, por më pas vendasit përmbysën çdo gjë  duke e mbyllur ndeshjen 4-2 pas kohëve shtesë. Pas përfundimit të takimit traineri Allegri nuk i ka përmbajtur dot nervat teksa i është vërsulur arbitrit suedez, Erickssen për gjykimin e tij. Livornezi i pankinës bardhezi ka folur ashpër drejt arbitrave të ndeshjes duke i thënë fjalët: “Jeni një turp i vërtetë”, dhe shkak për këtë gjë sipas bardhezinjve u bë arbitrimi skandaloz ku Juventusit i’u mohua edhe një gol i rregullt.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.