Allegri lëkundet, ndaj Napolit decizive

0
SHPËRNDAJE

Të shtunën në darkë në San Paolo të Napolit do të mbërrijë Juventusi. Skuadra më e titulluar në Itali po përjeton një moment të vështirë dhe Massimiliano Allegri nuk po noton në ujëra të qeta. Në Torino betohen se nuk rrezikon dhe se largimi i tij është i pa mendueshëm. Por është fakt që juventinët, kampionët në fuqi, janë vetëm pesë pikë në tabelën e klasifikimit dhe se lojtari më i paguar Dybala (32 mln plus 8 mln bonuse), nuk është aktualisht në planet teknike të trajnerit. Sfida kundër Napolit mund të jetë vërtetë e rëndësisshme për Allegrin që nga momenti që ai është ulur në stolin juventin.alegria-juve-berlin

Mund të jetë një ndeshje decisive, celësi për kampionatin, kur jemi vetëm në fund të Shtatorit? Në aspektin matematikor sigurisht që jo, por ky aspekt nuk e ndryshon faktin që një hap fals i Juves ndaj Napolit do t’i hiqte gjysmën e petkut të kampionit nga fanela bardhezi. Mërzitja e barazimit me Frosinonen, por edhe fakti se shifrat e Allegrit në këto pesë javë janë shumë të gabuara, janë fakte alarmante për trajnerin bardhezi.juventus-calendario-2015-2016

Janë pesë pikë të grumbulluara në 5 javë, kundër 15 të një viti më parë. 5 gola të shënuar dhe po njësoj të pësuar, kundër 10 të shënuar dhe zero të pësuar një vit më parë. Një stadium që ka humbur fizionomin e tij të të pamposhturve, 3 pikë i ka rrëmbyer Udinese, 1 Chievo, dhe 1 pikë tjetër Frosinone. Numra domethënës, fotografi e një krize brenda se cilës notojnë të gjitha problemet e një sezoni që mund të precipitoj keqazi.hern_juve-chievo

Duke marrë në konsiderat faktin se ka pasur dëmtime, sidomos në mesfush, aty ku janë larguar dy shtylla të forta si Pirlo dhe Vidal, Dybala disi në dyshim, spostimi i Pogba dhe shumë fakte të tjera të përmendura nga trajneri, nuk e ndryshojnë faktin se Juventusi ka 45 vite që nuk niset në mënyrë kaq të keqe dhe tani për tani është 10 pikë larg vendit të parë dhe një tjetër hap fals dhe skuadra do të duket antipatike. Duke lënë aritmetikën mënjanë, ndeshja me Napolin është që tani decisive.

roma juve

S'KA KOMENTE

Comments are closed.