Allegri: Nuk dua barazim kundra Romës

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Juventus dhe Roma do të ndeshen nesër( e shtunë) ora 20:45 në derbin e javës të Serie A-së, por vendasit nga Torino duan që pikët e plota të mbesin në shtëpi.

“Na pret një ndeshje e vështirë, ku sigurisht nevojitet një punë e madhe nga të gjithë nëse duam të fitojmë. Në sulm do te jetë Higuain, por ende nuk e kam vendosur për shokun e tij të repartit, Mandzukic apo Dybala, pasi nuk mund të luajmë me të tre bashkë”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Vitet e fundit Roma ka qenë rivali ynë për titullin kampion. Është një skuadër e fortë, e organizuar mirë dhe lojtarë shumë cilësorë”.

“Ndryshe nga fillimi i kampionatit ata po tregohen më të kujdesshëm në mbrojtje. Është një sfidë që nuk vendos kampionatin. Personalisht nuk dua barazimin”, përfundoi trajneri italian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.