Allegri “tall” Barcelonën dhe i thur eloze Barzaglit

0
SHPËRNDAJE

Champiosn League / Massimiliano Allegri ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për Andrea Barzaglin.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar lojtarët e tij, sidomos mbrojtësin Andrea Barzagli.

Italiani tha se pas futjes të Barzaglit në lojë, ka pasur ndjenjë se nëse do të luanin një ditë të tërë nuk do të pësonin gol, pavarësisht se për Barcelonën luanin Leo Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

“Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm sonte, por kur u fut Barzagli, kisha ndjenjën se edhe nëse do të luanim gjatë tërë ditës, nuk do të pësonim gol”, tha Allegri pas ndeshjes me Barcelonën.

Kujtojmë se Juventus këtë edicione në Ligën e Kampionëve në 10 ndeshje ka pësuar vetëm dy gola.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.