Allegri zbulon skemën që do luajë ndaj Manchester City

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Trajneri i Juventus, Max Allegri duket se e ka vendosur skemën dhe formacionin që do të hedhë në fushë në ndeshjen kundër Manchester City. Trajneri italian e ka të qartë se nëse do që të marrë një rezultat pozitiv nuk duhet të qëndrojë në mbrojtje. Skema që do të hedhë në fushë Allegri është ajo 4-3-3, dhe do të hedhë nga minuta e parë Juan Cuadradon. Në portë i paprekshmi Buffon, ndër në mbrojtje pritet të rreshtohen Lichtsteiner, Chiellini, Bonucci dhe Evra. Mesfusha me tre pritet të formohet nga Sturaro, Pogba dhe Hernanes në rolin e “regjizorit”. Ndërkohë që sulmi do të jetë i frikshëm me treshen Cuadrado, Mandzukić dhe Morata.

Juventus: Buffon, Lichtsteiner, Chiellini, Bonucci, Evra, Sturaro, Pogba, Hernanes, Cuadrado, Mandzukić, Morata. Trajner: Allegri

S'KA KOMENTE

Comments are closed.