Alves braktis Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

alves
Arratisje nga Vlora, episioditi i dytë. Ngjason si titulli i një filmi aksion, por në fakt është një histori reale me protagonist kryesor Danilo Alves. Sulmuesi brazilian ka braktisur Flamurtarin kur mbeten vetëm pak ditë nga nisja e sezonit të ri.

Pas bojkotimit të seancës stërvitore ditën e enjte me pretendimin se nuk është paguar nga ana e klubit për rrogat e prapambetura, braziliani të premten ka braktisur qytetin e Vlorës. Largimi i tij padyshim që prish planet e trajnerit Gugash Magani duke qenë se Danillo konsiderohej një ndër pikat e referimit për sa i përket repartit të avancuar, ndërkohë që kampionati vetëm pas pak ditësh.

Një episod i tillë njëkohësisht cënom edhe imazhin e Flamurtarit për sa i përket besueshmërisë dhe seriozitetit, për më tepër që dicka e tillë nuk ndodh për herë të oparë me sulmuesin brazilian. Edhe në fundin e sezonit që u mbyll, Danilo braktisi klubin duke e akuzuar për mosshlyerje të detyrimeve financiare, e madje pati një debat publik për këtë cështje me Administratorin Idrizi, por palët në fund gjetën mirëkuptimin duke vendosur të vazhdojnë edhe këtë vit së bashku. Mirëkuptim që ka ikur me gushtin, pasi tanimë në Vlorë Danilon ju duhet ta kërkojnë sërish te “Njerëz të Humbur”./ supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.