Alves, mesazh për viktimat e “Çapekoenses”

0
SHPËRNDAJE

danilo-alves-bluzaDanilo Alves, sulmuesi nga Brazili, që aktualisht është pjesë e Flamurtarit, para takimit me Teutën është solidarizuar me dhimbjen e familjarëve të futbollistëve që humbën jetën para dy ditësh gjatë një aksidenti ajror.

Alves kishte veshur një fanellë të bardhë, ku mbi të shkruhej “ForçaChape”. Ky mesazh ishte në nder të klubit brazilian të Çapekoenses, i cili u shua para dy ditësh në Kolumbi prej një defekti që pësoi avioni me të cilin ata fluturonin.

Në këtë mënyrë, mesazhi i sulmuesit të Flamurtarit, Alves i është bashkuar qindra mesazheve të tjerë të klubeve dhe futbollistëve ndërkombëtarë, në nderim të klubit brazilian “Çapekoenses”, lojtarët e të cilët humbën jetën në aksidentin e para dy ditëve.

Gjithashtu, dje u mbajt një minutë heshtje në çdo ndeshje të Superiores në nder të viktimave që u shkaktua në atë tragjedi. /minuta90.com/

danilo-alves

S'KA KOMENTE

Comments are closed.