Alvesh mbetet në dyshim tek Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

 

Danilo Alves me drejtuesit e Flamurtarit
Danilo Alves me drejtuesit e Flamurtarit

Sulmues Danilo Alvesh pas dëmtimi të pësuar në ndeshjen e kampionatit ndaj Tiranës, të barazuar 0-0 në “Selman Stërmasi”, mbetet ende në dyshim në rradhët e vlonjatëve. Sic u pa qartë pas takimit, ku Alvesh mori edhe ndihmën e nevojshme në spitalin  e Tiranës, kavilja e tij ishte jashtëmase e enjtur. Tashmë ai është një gjendje të përmirësuar, por mbase për të mos ta humbur për sfidat e rradhës, trajneri Ramadani, mund të ruaj në sfidën ndaj Skënderbeut.

Flamurtari duke festuar
Flamurtari duke festuar

Ndërkohë në kampin vlonjat edhe Greca është rikthyer në dispozicion të stafit teknik dhe do të jetë i gatshëm ndaj Skënderbeut. Po ashtu edhe mbrojtësit Marku dhe Idrizaj do të jenë gati për trajnerin Ramadani. Mungojnë vetëm Ardit Shehaj dhe Bruno Telushi, një për dëmtim dhe tjetri i pezulluar me kartonin e kuq ndaj Bylisit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.