Amir Abrashi frikëson Lajpcigun: Dimë si t’iu mundim!

0
SHPËRNDAJE

14724655_1823108527901228_8596692033449088948_n“E dimë sesi të mposhtim Lajpcigun, përderisa ia kemi dalë mbanë në sezonin e kaluar”.

Amir Abrashi nuk frikësohet nga përballja që e pret Freiburgun e tij në Bundesligë me kryesuesit befasues. Skuadër, që nuk njeh humbje pas 11 javësh kampionat. Mirëpo, të premten “demat” gjermanë do të udhëtojnë në një fushë të vështirë, përballë një kundërshtari, të cilin e ka thyer 2-1 vjet.

Atëherë kur si Lajpcigu, edhe Freiburgu gjendeshin në kategorinë e dytë. Gjithsesi, sipas Abrashit, ajo ndeshje nuk ka më rëndësi.

“Duhet të jemi 100% të përqendruar, të jemi agresivë në duele dhe të luajmë të bashkuar si skuadër. Secili nga neve duhet të veprojë në funksion të skuadrës, më shumë se kurrë”, është shprehur lojtari i përfaqësueses shqiptare.

Ndër të tjera, mesfushori ka rrëfyer se nuk është i kënaqur vetëm me një pikë në ndeshjen kundër Lajpcigut, pasi është një tip që hyn në fushë vetëm për të fituar, gjë që në një farë mënyre e ka treguar edhe me fanelën kuqezi në trup. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.