Amir Rrahmani e nis me “këmbën e mbarë”

0
SHPËRNDAJE

RNK Split, skuadra kroate në të cilën aktivizohet ish-mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani, e ka nisur me fitore. RNK ka fituar 2-1 përballë Lokomovitës së Zagrebit, ku Rrahmani në këtë sfidë është aktivizuar si titullar. E ardhmja e lojtarit duket mjaft pozitive, pasi tashmë ai jo vetëm që është kapiten i përfaqësueses sonë U 21, por ka fituar në raste sporadike edhe besimin e trajnerit De Biasi në kombëtaren kuqezi.

Rrahmani u aktivizuar tek skuadrat e Drenicës në Kosovë dhe të Partizanit në Shqipëri. Tashmë e pret një aventurë e re dhe plotë motivim në kampionatin kroat. Një ligë me nivel të kënaqshëm, e cila prodhon lojtarë për kampionatet e huaja.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.