Amir Rrahmani mund të rikthehet tek Dinamo e Zagrebit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një vit më parë, Amir Rrahmani deklaronte se pas një viti do të lë Splitin për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër dhe ashtu ndodhi.

Gjatë verës, qendërmbrojtësi kosovar u largua nga Spliti për të nënshkruar me gjigandin kroat, Dinamon e Zagrebit por nga shtatori deri në dhjetor ishte i huazuar te Lokomotiva.

Përfaqësuesi i Kosovës, në një intervistë për emisionin Sport në KTV, foli për gjysmësezonin që e lamë pas, mundësitë që të kthehet te Dinamo në mini-afatin kalimtar të janarit, si dhe për Kosovën dhe kualifikimet e botërorit “Rusia 2018”.

Ai nuk e mohoi një rikthim që tani tek Dinamo e Zagrebit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.