Amir Rrahmani, “muri” i pakalueshëm i RNK Split

0
SHPËRNDAJE
Loading...

rrahmani

 

Amir Rrahmani duket se është shndërruar brenda një kohe shumë të shkurtër në një nga lojtarët kyç të kroatëve të RNK Split. Mbrëmjen e të premtes skuadra e tij u përball me NK Zagreb duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. Rrahmani ka qenë titullar gjatë të gjithë lojës duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive. Në 5 ndeshjet e zhvilluara RNK Split ka pësuar vetëm 2 gola dhe aktualisht kryeson renditjen e kampionatit kroat.Mbrojtësi ka luajtur deri më tani 450 minuta në 5 takime në kampionat duke qenë titullar në secilin prej tyre.Kujtojmë se pak kohë më parë trajneri i kroatëve thuri elozhe për Rrahmanin duke e konsideruar si një nga transferimet më të mira të kësaj vere, fjalë të cilat mbrojtësi po i  vërteton në fushën e lojës, duke shpresuar që të bëhet pjesë edhe e formacionit titullar të Kombëtares Shqiptare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.