Ana humane e Xherdan Shaqirit

0
SHPËRNDAJE

shaqiri1

Ndërsa të gjithë futbollistët po përgatiten për dy ndeshjet e radhës kundër Irlandës dhe Bosnjes, për Xherdan Shaqiri kjo kohë është shfrytëzuar në një mënyrë shumë të veçantë.

Numërimi mbrapsht ka filluar për Kampionatin Evropian 2016 në Francë. Nis për 79 ditë .

shaqiri2

Xherdan Shaqiri po vuan një tendosje në kofshë dhe pjesmarrja e tij në lojë të premten është në pikëpyetje pasi mund të përkeqësohet.

Kështu Shaqiri përgati një surprizë të veçantë për një fans të tij,  për një djalë 13vjeç të prekur me sindromin Down. Ai bëri realitet ëndrrën e një djaloshi të ri duke treguar anën e tij humane.

shaqiri3

Djali ka thënë më pas: “Dita më e bukur e jetës sime”. Më pas djali I ka dhënë idhullit të tij një vizatim pasi kanë kaluar kohë bashkë duke luajtur lojën më të bukur në botë, futbollin.

Në profilin e tij zyrtar në facebook ai ka shkruar: “Kjo buzëqeshje në fytyrën e Adrianit është e papërshkrueshme”.

shaqiri4

Ai tregoi dhe njëherë përveçse zotësinë në lojë, zemërgjerësinë e tij të madhe dhe anën e tij të pasur shpirtërore.

shaqiri5

shqairi6

S'KA KOMENTE

Comments are closed.