Analiza / A toleroi Tirana?! Komisioni etikës nuk mblidhet për Tirana – Kukësi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Kjo ndeshje u anatemua shumë në shtypin e shkruar veçanërisht nga gazeta Panorama Sport por fjalët i merr era dhe duhen prova konkrete.
Ndeshjet tolerohen kurdo dhe kjo nuk është as e para dhe as e fundit që tolerohet por ne si minuta90.com besojmë se zhurma që shoqëroi këtë takim kishte të bënte me faktin se emri i Tiranës nuk ishte lakuar më parë, dhe ja edhe Tirana u bë si shoqet. Mjaftojmë të kujtojmë se Skënderbeu i Korçës 6 herë kampion rresht asnjëherë nuk e ka fituar kupën dhe disa eleminime nga Laçi kanë qenë të dyshimta, ashtu edhe humbja e Partizanit ndaj Teutës vjet la një shije të hidhur, gjithsesi shembuj ka plot , edhe në kampionate më prestigjoze si ky i yni.

Komisioni i Etikës deri më tani nuk ka planifikuar asnjë mbledhje për të diskutuar mbi takimin e shumëpërfolur Tirana-Kukësi në kampionat, e cila u fitua nga verilindorët.

Tifozët, media dhe i gjithë opinioni shpërtheu në akuza pas asaj ndeshje, ndërkohë që në klube betohen se e gjitha ka qenë e pastër.

Në lidhje me një mbledhje të mundshme të Komisionit të Etikës, nënkryetari Bejkush Birçe është shprehur në “Panorama Sport” se nuk është parashikuar ndonjë mbledhje deri më tani dhe se për këtë duhen materiale të sigurta, pasi nuk mund të dënojnë kënd nisur nga opinionet e njerëzve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.