Analiza e javës së 25-të në Kategorinë Superiore

0
SHPËRNDAJE

Kukësi - Bylis 3-0
Kukësi – Bylis 3-0

Java e 25-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në mesjavë. Skuadra me objektiva të ndryshme në kampionat, do të kërkojnë të rrëmbejnë pikët e rradhës midis njëra-tjetrës. Sfidat janë të nxehta nga njëri stadium në tjetrin, por le t’i analizojmë ciftet një e nga një.


Tirana – Flamurtaritirana-flamurtari

Një ndeshje delikate duke parë pozicionin e skuadrave respektive në tabelën e klasifikimit. Tirana ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike, gjithashtu ka humbur në derbi dhe një nga armët më të forta, Elis Bakajn, i ndëshkuar me karton të kuq nga kryesori Lorenc Jemini.

Humbja e derbit padyshim s’mund të kalojë pa pasoja në kampin bardheblu. Duhet një forcë e madhe për tu ringritur nga të besuarit e trajnerit Ilir Daja. Ndërkohë që goditja tjetër është ajo e humbjes së vendit të tretë ku Teuta ndodhet me 41 pikë, e ndjekur nga Tirana me 39 e Kukësi 38.

Ndërkohë që jo më pak i rënduar është edhe Flamurtari i Zekerija Ramadanit. Skuadra vlonjate ka pësuar një barazim zhgënjyes në shtëpi që ngjan më shumë si një humbje për ta në këto momente.

Lufta për mbijetesë është mjaft e fortë pasi kuqezinjtë janë vetëm një pikë përpara Bylisit dhe Vllaznisë. Tashmë në kampin vlonjat s’ka më vend e kohë për fjalë e komente. Vetëm fusha e blertë zgjidh llogaritë e Flamurtarit.


Bylis – Partizani

Stadiumi "Adush Muça"
Stadiumi “Adush Muça”

Ballshiotët janë një “kockë e fortë” në shtëpi. Këtë e ka treguar mjaft mirë edhe barazimi ndaj Skënderbeut. Tashmë ata kanë ndryshuar me ardhjen e trajnerit Zildzovic. Skuadra e Bylisit do të përballet në mesjavë me Partizanin. Pritet një garë e rivalizuar.

Ballshiotët duan pikë për t’i shpëtuar fundit, ndërsa të kuqtë për të ndjekur hap pas hapi Skënderbeun që ndaj Teutës ka një garë jo të lehtë. Pritet një takim i rivalizuar, ndërkohë që Bylis vjen pas një humbje minimale në “Niko Dovana” ndaj Teutës. Morali qëndron në krahun e të kuqve, të cilët dolën me kokën lart nga derbi i kryeqytetit duke fituar pastër 2-0.


Skënderbeu – TeutaSkenderbeu feston golin e SalihitTë besuarit e Mirel Josës pritet të provohen në një garë të vërtetë ndaj Teutës. Durrsakët u kanë hapur punë edhe në përballjen e shkuar në stadiumin “Skënderbeu” teksa kanë barazuar 2-2.

Teuta do të kërkojë të ruajë vendin e tretë dhe padyshim do të vijë e mobilizuar dhe me strategji të qartë në Korcë. Dihet tashmë “dora” e trajnerit Gugash Magani dhe padyshim s’do të jetë e lehtë për Skënderbeun që nga ana e tij kërkon të ruajë distancën e 4 pikëve me ndjekësin Partizani.


Tërbuni-Vllaznia

terbuni-vllazniaSkuadra e Tërbunit po bën paraqitje të mira, po rivalizon me cdo kundërshtar gjatë 90 minutave edhe pse mbijetesa duket një mision i pamundur. Barazimet me Partizanin dhe Flamurtarin ia kanë rritur moralin skuadrës së Viktor Gjonit.

Tashmë, në derbin ndaj Vllaznisë do të kërkohen sërish pikë, nëse Tërbuni do të vazhdojë ta respektojë kampionatin edhe ndaj kësaj skuadre. Shkodranët janë në “fije të perit” pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit dhe nuk u lejohen të tjerë hapa fals, ndaj pritet një takim i fortë.


Kukësi-Laci

kukesi ne festeËshtë një përballje gjithnjë e karikuar me stres dhe nerva të shumta. Kukësi i konsoliduar tashmë në tabelën e klasifikimit kërkon fitore për të gjurmuar vendin e tretë, mëse i kapshëm për të besuarit e Klodian Duros. Ndërkohë Laci, pas hapave fals në kampionat, do të kërkojë të rrëmbejë pikë në Kukës, pasi ndodhet vetëm 9 pikë nga zona e ftohtë.


Tabela e klasifikimittabela (2)

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.