Analiza e Josës: Pas golit të tretë e humbëm toruan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

josMirel Josa është gjendur nën valën e pyetjeve të shumta të gazetarëve shqiptarë në konferencën e shtypit, pas humbjes që djeg më shumë për mënyrën sesi erdhi dhe për shifrat e rënda: “Ne patëm një shans për të dërguar rezultatin në 2-2. Por kur kemi pësuar golin e tretë, si pasojë e një gabimi nga ana jonë, ne kemi humbur plotësisht besimin. E pas kësaj, ne u shuajtëm si mendërisht e fizikisht. Aq sa nuk patëm më forcë të konkurrojnë Dinamon, që është një skuadër më e mirë, sidomos në duelet një kundër një. Ndryshuam edhe vendosjen në fushë, por asgjë nuk mund bënim për të shmangur që ndeshja të shkonte ashtu siç shkoi. Pas tre golave të pësuar, psikologjikisht u mbytëm. Goli i tretë ishte goditja përfundimtare. Dinamo? Ka lojtarë cilësor dhe mund të ecë përpara në grupet e Champions League!”, ka përfunduar tekniku i Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.