Analiza / Kukësi mund të shpallet kampion që këtë javë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kukësi 72 pikë, Skënderbeu 71 dhe Partizani 68. Dy javë para fundit, lufta për titullin mbetet krejtësisht e hapur me minutat e mbetura që do të jenë vërtet piroteknike pasi matematika i mban të tre pretedentët në lojë. Natyrisht llogaritë e titullit favorizojnë Kukësin por ende asgjë nuk është vendosur ndaj padyshim që vlen tu hidhet një sy përllogaritjeve që zbulojnë opsionet e shpalljes kampion për të tre rivalët.

E sigurt është që Kukësi-Skënderbeu meriton me plot gojën përballje titulli, është një match point për Kukësin, që nëse fiton ndaj Skënderbeut siguron treofeun që këtë fundjavë. Kukësit për tu shpallur për herë të parë në histori kampion mund t’i mjaftojnë edhe 4 pikë, me kusht që të mos humbasë me Skënderbeun dhe të fitojë ndeshjen e fundit me Luftëtarin, Në të kundërt nëse mposhtet nga skuadra korcare, i duhet të fitojë në Gjirokastër por duke shpresuar që Partizani të mundë Skënderbeun në Korcë. Në rast se Partizani do të barazonte në Korcë dhe Kukësi përfundon me pikë të barabarta, 75 me Skënderbeun, atëherë gjithcka do të varej sërish nga rezultati i përballjes direkte të kësaj fundjave, pasi bilanci i përballjeve mes Kukësit dhe Skënderbeut numëron deri tani dy barazime, një fitore të Kukësit 2-0, thënë ndryshe për Skënderbeun një fitore me 3 gola diferencë ndaj Kukësit do të thotë se vlen jo 3 por katër pikë.

Llogaritë janë disi më të thjeshta për Skënderbeun, me pak fjalë i duhet t’i fitojë të dyja përballjet e mbetura, cka do të thotë se nuk ka nevojë të shohë rezultatet e rivalëve. Nëse humbet me Kukësin i ka thënë lamtumirë titullit duke abdikuae që në javën e parafundit pasi diferenca me kreun do të shkonte 4 pikë. Nëse barazon në Zeqir Ymeri, atëherë për të shpresuar titullin Skënderbeut i duhet të fitojë ndaj Partizanit duke shpresuar që Kukësi të mos fitoje në ndeshjen e fundit me Luftëtarin.

Për Partizanin natyrisht matematika është më e komplikuar, megjithatë shanset për tu shpallur kampion janë konkrete. Të kuqtë nuk kanë asnjë shans tjetër vec dy fitoreve në dy ndeshjet e fundit, me Korabin dhe Skënderbeun, të cilat gjithsesi mund të mos mjaftojnë, pasi gjithcka varet nga rezultati i rivalëve. Pika kyce mbetet sërish Kukësi-Skënderbeu. Partizanit i duhet një fitore e Skënderbeut, të cilin duke emposhtur më pas në Korcë do ta barazonin me pikë 74, me kusht që Kukësi të mbetej sërish pas mos fituar me Luftëtarin. Në këtë rast Partizani është i favorizuar nga përballjet direkte me Korcarët. Opsione pa fund për një luftë që është e destinuar të dhurojë ende një det me emocione.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.