Analiza / Mbijetesa: Tashmë llogaritë vështirësohen ndjeshëm

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Gara për qëndrimin në Superiore është shumë e ashpër, teksa kur luhen edhe dy javë kampionat, në rrezik për të rënë janë pesë ekipe. Kemi një ekuacion me 5 të panjohura.

Aktualisht Tirana është e parafundit me 35 pikë dhe në ndeshjen e ardhme pret Luftëtarin në shtëpi, një finale për ta, ashtu sikurse ka një finale në ndeshjen e fundit me Vllazninë.

I duhen minimalisht katër pikë, por edhe mund të mos u mjaftojnë, ndërkohë që dy fitore në këto përballje do t’i shpëtonin bardheblutë.

Laçi kërkon 4 pikë në dy ndeshjet e fundit për të shkuar në kuotën e 40 pikëve dhe me gjasa kjo do thoshte qëndrim në Superiore për kurbinasit, ndërsa një fitore në Vlorë mund t’i shpëtonte matematikisht. Të fundit e luajnë në shtëpi me Teutën, e cila në krahun tjetër do kërkojë fitoren me Vllazninë këtë javë dhe llogaritë do të mbylleshin këtu. Sa i takon mbijetesës.

Shkodranët janë ende në rrezik dhe u duhet një fitore për të qenë të qetë. Luajnë jashtë në Durrës dhe e fundit është përballja me Tiranën në “Loro Boriçi”. Në siklet edhe kuqeblutë…

JAVA 35

Flamurtari – Laçi
Teuta – Vllaznia
Tirana – Luftëtari

JAVA 36
Vllaznia – Tirana
Korabi – Flamurtari
Laçi – Teuta

S'KA KOMENTE

Comments are closed.