Analiza Superiorja, “misioni mbijetesa” fut në valle 7 skuadra

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Flamurtari, Vllaznia, Teuta madje edhe Tirana nëse i referohesh ecurisë së bardhebluve në javët e fundit, të gjithë emra të rëndë të futbollit shqiptar që janë përfshirë në vorbullën e mbijetesës.

Sigurisht që në grupin e skuadrave që si objektiv kanë qëndrimin në Superiore janë edhe Laçi dhe Luftëtari, me ecurinë e tyre të deritanishme kanë rrezikuar pozicionin e ekipeve me emër më të madh. Sa i përket Korabit, të gjithë kundërshtarët e konsiderojnë të rënë nga kategoria, por debutuesit në elitën e futbollit shqiptar ende nuk kanë hequr dorë nga objektivi dhe mbeten faktorë në garën për mbijetesë.

Ngjeshja e skuadrave në renditje nga vendi i katërt tek i nënti, me një diference maksimale prej 8 pikësh, i ka përzier keq kartat. Sidomos ringritja e Laçit me një merkato te mirëstudiuar, por edhe ecuria e paparashikuar e Luftëtarit, që zhvillon një futboll të bukur dhe luan si i barabartë ndaj kundërshtarëve më të fortë edhe në transfertë.

E vështirë të drejtosh gishtin për të gjetur skuadrën që duhet të shoqërojë teorikisht Korabin në kategorinë e parë. Flamurtari ka një grup lojtarësh të denjë për të synuar titullin, por problemet gjatë pjesës së parë të sezonit dhe heqja e 6 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm kanë ndikuar drejpërdrejt në rrëshkitjen e vlonjatëve në pjesën e poshtë të tabelës.

Vllaznia e Cungut gjithashtu mbetet një skuadër simpatike, por pa shumë eksperiencë në momente të veçanta, megjithatë me cilësitë e duhura për të merituar qëndrimin në Superiore.

Teuta humbi 2 pozicione me disfatën e fundit në Kukës, por loja e skuadrës së Maganit të bën optimist për pjesën e mbetur të sezonit. Mbijetesa në superiore mbetet një rebus për t’u zgjidhur dhe sugjeron një garë mjaft të ashpër deri në javët e fundit të sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.