Analiza / Vetëm Korabi më keq se Tirana në fazën e tretë

Një pikë në 5 ndeshje të fazës së tretë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Një pikë në 5 ndeshje të fazës së tretë. Ecuri prej një skuadre ku qëndrimi në kategori duket tejet i vështirë. Sirenat e alarmit kanë rënë prej javësh, por vetëm tani Tirana po e ndjen realisht rrezikun e përfshirjes në garën për mbijetesë. Barazimi pa gola përballë Flamurtarit, u cilësua pozitiv për disa aspekte, ku më kryesori është ai i mungesave të shumë titullarëve, me një skuadër që për të plotësuar kontingjentin po promovon elementët e rinj.

Por, nëse pika e marrë mund të shërbejë si një lloj ngushëllimi për situatën te bardheblutë dhe ndoshta një pikë kthese për vazhdimësinë e sezonit, statistikat tregojnë se me paraqitjet e pesë javëve të fundit, Tirana lë mbrapa vetëm Korabin, që praktikisht është dorëzuar në kampionat. Dibranët kanë pësuar pesë humbje në po kaq ndeshje në fazën e tretë, pa mundur të marrin qoftë edhe një pikë.

Ndërkohë, në Selman Stërmasi Tirana regjistroi barazimin e parë pas katër humbjeve radhazi, ecuri dukshëm më e dobët se Flamurtari që ka grumbulluar 4 pikë, Vllaznia 6, Laçi 8 apo Teuta me 10 pikë në pesë javët e fundit. Deri në pauzën e Kategorisë Superiore, te gjithë te bardheblutë flisnin për objektivin drejt Kupave të Europës. Një objektiv që mund të realizohet vetëm duke fituar trofeun e Kupës. Por, ndërkohë, te Tirana nuk duhet ta humbin përqendrimin edhe në kampionat, sepse diferenca me vetëm 7 pikë nga zona e rënies nga kategoria rrezikon të bëhet e papërfillshme në 13 javët e mbetura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.