Analizë te Kukësi, ja çfarë ndodhi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gjici ne analizeSkuadra e F.K. Kukësit po përgatitet në mënyrën më të mirë për ndeshjen e së enjtes, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:30 kundër Austrisë së Vjenës. Ekipi nën drejtimin e stafi teknik ka analizuar ndeshjen e parë të luajtur në Austri, në stadiumin “Ernst-Happel-Stadion”. Ndeshja e parë përfundoi në rezultatin 1 me 0 për vendasit.

Trajneri Hasan Lika ka vendosur pikat ku ekipi duhet të përmirësohet dhe të shmangë gabimet e ndeshjes së parë. Futbollistët dhe trajneri ka rënë një mendje dhe kanë pasur një diskutim konstruktiv. Presidenti Safet Gjici ka ndjekur së bashku me ekipin analizën teknike të trajneri Lika.

Numri një i klubit është munduar që të mbajë lart atmosferën duke larguar presionin nga lojtarët dhe duke i motivuar për ndeshje. Presidenti e ka bërë të qartë se skuadra duhet të luajë lirshëm dhe të mendojë vetëm që të japë më të mirën në fushën e lojës.

/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.