Ançeloti kërkon sulmuesin e Milanit tek Bayerni

0
SHPËRNDAJE

milBacca

Bayern Munich  dëshiron  sulmuesin e Milanit Carlos Baccan për edicionin e ardhshëm.

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti dëshiron që në Allianz Arena të sjellë sulmuesin e Milanit, Carlos Bacca.

Ai është një fans i madh i kolumbianit, të cilin e dëshironte edhe gjatë kohës që ishte në Real Madrid.

Milannews.it shkruan se, Bacca shihet si zëvendësues i Robert Lewandowskit, i cili mund të transferohet tek Reali i Madridit.

Mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve, mund të jetë një arsye e fortë që Bacca të vendos për të lënë Milanin për skuadrën gjermane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.