Ançelotti ka “zënë mend”: Nuk i harroj dot përmbysjet e pësuara

0
SHPËRNDAJE

Carlo Ançelotti përpiqet ta mbajë lart vëmendjen e Bayern Munchen në prag të ndeshjes ndaj Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Edhe pse bavarezët janë fare pranë kualifikimit në çerekfinale falë fitores 5-1 në shtëpi, tekniku italian kërkon t’i paraprijë çdo të papriture.

Gjatë konferencës për media në prag të duelit në “Emirates”, 57-vjeçarit i kujtuan dy rastet kur ai ka qenë në anën e gabuar të përmbysjeve në kohën e Milanit. Bëhet fjalë për disfatën 4-0 me Deportivo La Coruna pasi e kishte fituar 4-1 gjysmëfinalen e parë dhe humbjen me penallti ndaj Liverpool pasi kuqezinjtë udhëhiqnin 3-0 në pjesën e parë të finales së 2005-s.

“Përpiqem t’i harroj, por e kam të pamundur. Kjo është e bukura e futbollit, nuk i dihet asnjëherë.

Mendoj se këto përvoja më kanë mësuar t’i shmang problemet e tilla tani. Duhet të jemi të përqendruar që në fillim, të tregojmë se duam të fitojmë, pa pasur parasysh avantazhin që kemi.

Gjëja më e rëndësishme është të luajmë 90 minuta”, u shpreh trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ançelotti, duke shtuar se nesër mbrëma do të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Neuer, Rafinha, Martinez, Hummels, Alaba, Alonso, Vidal, Robben, Alcantara, Ribery, Lewandowski Tr: Carlo Ançelotti

S'KA KOMENTE

Comments are closed.