Ancelotti te Bayerni do të sjell 7 ndryshime sipas BILD

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ancelotti_1467892093-1199752
Në Gjermani janë shumë të lumtur me ardhjen e Carlo Ancelottit në bankinën e Bayern Munchen
Metodat e Pep Guardiolës nuk i kanë pëlqyer kurrë mediave gjermane dhe, “Sport Bild” tregon se kush do të jenë 7 ndryshimet për mirë që ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit, Carlo Ancelotti do të sjellë në skuadrën bavareze.

Marrëdhënia me lojtarët

“Guardiola nuk i jepte dorën futbollistëve të tij. Përveç spanjollëve, shumë pak lojtarë kishin kontakt me të. Ancelotti është ndryshe”, shkruan “Sport Bild”.

Taktika

“Ancelotti do të analizojë skuadrën për 2-3 javë përpara se të vendosë planin e lojës. Është shumë fleksibël me lojtarët. Te Reali, Cristianon donte ta vendoste qendërsulmues, por pa se ai luante më rehat në krah dhe ia plotësoi dëshirën. Nga Ancelotti nuk priten “shpikje” të tipit Guardiola, i cili vendosi Lahmin mesfushor qendre dhe brazilianin Rafinha qendërmbrojtës”.

Roli i ri i Neuer: portier

“Detyra e parë e një portieri është që të presë topat. Më pas, mund të shoqërojë edhe lojën. Këtë e ka shumë të qartë Ancelotti. Mbrojtja do të luajë më mbrapa dhe për këtë arsye Neuer nuk do e lërë më zonën e tij për të luajtur si mbrojtës i fundit”.

Dyshja “Robbery”

“Vitet e fundit kanë qenë të vështira për Robben dhe Ribery. Jo vetëm për dëmtimet, por edhe për trajtimin që i ka bërë Guardiola. Robben, me mungesën edhe të Douglas Costa, do të jetë shumë i rëndësishëm në fillimin e sezonit”.

Një trajner i qetë

“Iku koha e gjestikuluesit Guardiola. Ancelotti është i qetë në stol, me çamçakëzin e tij dhe me udhëzimet e pakta”.

Plani Kimmich

“Guardiola e aktivizoi qendërmbrojtës talentin e ri gjerman. Me Ancelottin, Kimmich do të kthehet në mesfushë, edhe pse, ashtu si në Evropian, mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Marrëdhënia me shtypin

“Guardiola i shmangte intervistat dhe konferencat e shtypit për të ishin bezdisje. Ancelotti është më i shoqërueshëm, jep intervista dhe pranon spote publicitare i buzëqeshur”./TCH/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.