Andi Lila shpëton, prifti e fali

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja / Andi Lila e kalon pa pasojë talljen që i bëri priftit grek Maksim në videon e para disa ditëve nga grumbullimi me Kombëtaren.

Pasi klubi i PAS Janinës e la të ardhmen e mesfushorit në dorë të vetë klerikut ortodoks, ky i fundit sot e ka falur lojtarin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar paraditen e sotme në rrjetet sociale. “Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”, shkruan 31-vjeçari në komentin që shoqëron foton ku ai shfaqet me priftin e Janinës dhe një zyrtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.