Andrea Agostineli : Për të ardhmen time vendos Takaj

0
SHPËRNDAJE

Nesër, Skënderbeu do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 18-të të Superiores.

Para këtij takimi ka folur trajneri Andrea Agostineli i cili ka theksuar vështirësinë e këtij takimi. Italiani ka deklaruar që nuk është nën presion, megjithatë nuk harron të përmendë që Partizanin e ka lënë të komplentuar në kohën kur u largua drejt kampionëve të Korçës.

“Ndeshja me Partizanin do të jetë e vështirë, por ne duhet ta fitojmë. Partizani është një ekip i fortë. Kur jam larguar nga të kuqtë kam lënë një skuadër të kompletuar, tashmë nuk e di se çfarë ndodh te ky ekip. Dua t’iu them që nuk jemi nën presion. Për të ardhmen time te kjo skuadër nuk vendos unë, por presidenti Takaj”, ka deklaruar Andrea Agostineli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.