Andrea Agostinelli: Fatin e kemi në dorën tonë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15252611_1195476567156729_8644307358383648664_oNuk ka dy pa tre…

Andrea Agostinelli kërkon një tjetër fitore në një transfertë të vështirë si ajo e Gjirokastrës për ta dërguar në 3 numrin e sukseseve rresht. Trajneri i kampionëve kërkon që skuadra e tij të ndjekë rrugën e nisur për të mos humbur terren në garën për titullin kampion. Në konferencën e shtypit përpara sfidës kundër Luftëtarit, trajneri i korçarëve kërkon vlerësim maksimal për kundërshtarin.

“Morali është përmirësuar pas dy fitoreve të fundit në kampionat. Ne do të luajmë për të bërë ndeshjen tonë sepse nuk kemi rrugë tjetër, prandaj jemi gati. Luftëtari është një skuadër shumë e mirë dhe mund të them se ata janë zbulimi i këtij kamionati. Më pëlqen mënyra se si luajnë, ata kanë cilësi të mëdha përpara, por jemi ne ata që e kemi fatin tonë në dorë”.

Agostinelli kërkon të vendosë theksin pikërisht në rëndësinë që kanë sfida të tilla ndaj kundërshtarëve më të lehtë në letër, por që në fushën e lojës krijojnë probleme të mëdha.
I pyetur nëse do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, pavarësisht faktit se presidenti Takaj kërkoi 3 fitore rresht për të vazhduar të qetë projektin e nisur në verë, Agostinelli jep një përgjigje të qartë.

“Unë nuk dua të mendoj për këto gjëra, dua të bëj punën time, të përgatis skuadrën sa më mirë, pastaj rezultati ndikohet nga shumë faktorë dhe jo vetëm nga një situatë e veçantë. Nuk kam menduar më parë dhe nuk do të mendoj tani për këto gjëra. Unë po jap maksimumin për skuadrën”.

Gjendja fizike e skuadrës është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit dhe trajneri i Skënderbeut beson se ekipi duhet të japë më shumë në transfertën e Gjirokastrës për t’u larguar me një rezultat pozitiv.

“Dua të them se jam shumë i kënaqur me sjelljen fizike dhe mendore të ekipit në transfertën e Laçit sepse luajtëm për 90 minuta me shumë intensitet dhe krijuam shumë raste. Por kjo e radhës është një ndeshje më e vështirë dhe duhet ta respektojmë kundërshtarin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.