Andrea Pirlo var këpucët në gozhdë

0
SHPËRNDAJE

Lamtumirë kampion, një si ty do t’i mungojë gjithmonë futbollit të luajtur. Me topin në këmbë ai ishte një gjeni por për fatin e keq ashtu si si shumë yjeve të futbollit edhe karrierës së tij i ka ardhur fundi. 5 minutat që luajti në sfidën Play-off të Major League Soccer mes New York City-it dhe Columbus Crew ishin të fundit për Adrea Pirlon në karrierën e tij si futbollist.

Eliminimi i New York City-it solli edhe lamtumirën nga futbollit të njeriut që me topin në këmbë mund të shpikte diçka brilante nga një moment në tjetrin. Në moshën 38-vjeçare Pirlo ka vendosur të thotë stop duke varur këpucët në gozhdë. Në kabinën e regjisë së shumë skuadrave të njohura ai ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij. 2 tituj kampionë dhe 2 Champions League me Milanin, 4 Scudetto radhazi me Juventusin dhe 1 Kupë Bote me kombëtaren italiane. Pirlo mund të largohet i qetë pasi karriera e tij ka qenë e mrekullueshme. Drejtuesit e Interit do ta kenë gjithmonë peng që e larguan si një lojtar që nuk vlente në vitin 2001.

Andrea Pirlo
Andrea Pirlo
Andrea Pirlo

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU