Andy Murray fiton trofeun e Wimbledon 2016

0
SHPËRNDAJE

andy-murray
Andy Murray

Pas Serena Williams për femrat, është skocezi Andy Murray që bën të vetin trofeun e Wimbledon 2016 për meshkuj duke mbyllur kështu me sukses këtë veprimtari tejet të rëndësishme botërore në sportin e tenisit.

Murray takoi në finale kanadezin, Milos Raonic duke e mundur në tre sete, 6-4, 7-6 dhe po 7-6. Raonic renditej i gjashti në renditjen botërore ndërsa Murray numri dy pas Djokovic.

Për Andy Murray kjo ishte hera e dytë që shpallet fitues i kësaj veprimtarie pas triumfit në 2013.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.