Anësori Rexha gabon, goli i Ekuban i rregullt

0
SHPËRNDAJE
Loading...

img_4360

Rikthehen sërish golat e anulluar në futbollin shqiptar. Këtë radhë është Partizani që ka fatin e keq, pasi në ndeshjen ndaj Kukësit u ndëshkua me pa të drejtë nga arbitrat, sidomos nga kryesori Lorenc Jemini dhe nga anësori, Denis Rexha.

Në ndeshjen që u mbyll pa gola në “Elbasan Arena”, të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova arritën të shënojnë një gol me anë të Ekuban në këtë ndeshje, por që iu anullua pa të drejtë nga gjyqtari i ndeshjes, Jemini për pozicion jashtë loje.

Në fillim u duk se ishte një veprim i drejtë, por pamjet e treguar nga përsëritja tregon qartë se Ekuban ishte në pozicion të rregullt në këtë gol të shënuar.

Partizani penalizohet kështu nga gjykimi, teksa mund të kishte fituar një ndeshje ndaj rivalit direkt për titull. Pas ndeshjes lojtarët dhe stafi i Partizanit u shprehen se ndihen të vjedhur nga gjykimi në këtë ndeshje. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.