Angle Di Maria: Ishte një periudhë shumë e keqe tek Manchester United

0
SHPËRNDAJE

Angle Di Maria ka folur për të kaluarën e tij tek Manchester United.

Argjetinasi tregoi se për pak mund të ksihtë përfunduar karrierën nën urdhrat e Luis Van Gal gjatë vitit 2014.

“Isha në Manchester dhe gjithçka ishte mirë me Van Gaalin gjatë dy muajve të parë. Pas një fjalosje, gjërat nuk ishin të njëjta. Marrëdhënia nuk ishte e njëjtë”.

“Mosmarrëveshja me Van Gaalin ndodhi për shkak se gjithmonë më tregonte gjëra të këqija dhe negative”.

“Një ditë jam fjalosur me të, i thashë se nuk dua t’i shoh më këto gjëra, se po i bëja gjërat mirë dhe e pyeta pse nuk po më tregonte gjëra të mira. Ai nuk e pëlqeu si i fola dhe prej aty filloi i gjithë problemi”, kujton futbollistin kohën e kaluar në Angli.

Ndërkohë Di Maria u aktivizua me Manchester United në 27 ndeshje duke shënuar vetëm 3 gola.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.