Anglezët do të ndërtojnë një stadium prej druri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në Angli nuk mendojë vetëm për futbollin, por edhe për ambientin. Forest Green Rovers, një skuadër e Kategorisë së Pestë, do të ndërtojë një stadium ku pjesa më e madhe do të jetë prej druri.

Me një kapacitet prej 5 mijë vende të ulura do të jetë i pari i këtij lloji në botë. Projekti është realizuar nga studio “Zaha Adid”, që publikoi edhe pamje të strukturës interesante.

Eco Park Stadium do të quhet arena e re e Forest Green Rovers dhe do të ndërtohet në Glouçestershajër.

Projekti që do të përfshijë edhe fusha stërvitore, ndërtesa të tjera sportive dhe një qendër kërkimore do të shtrihet në një sipërfaqe prej 100 hektarësh. Kostoja do të jetë rreth 100 milionë sterlina. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.