Anglia mposht Zvicrën, Rooney thyen rekordin e Charlton. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të tjera

0
SHPËRNDAJE

imageAngli – Zvicër 2-0
Një fitore e rëndësishme e Anglisë, që mposhti Zvicrën e shqiptarëve me rezultatin 2-0. Pavarësisht kësaj kjo fitore nuk kishte asnjë vlerë pasi tashmë “Tre Luanët” e kanë siguruar biletën për në Francë 2016. Por kjo ndeshje ka bërë historinë në Kombëtaren angleze. Wayne Rooney ka shënuar golin e tij të 50-të me Kombëtaren, dhe tashmë është ai njeriu që kryeson listën e golashënusve. Rooney la pas legjendënne Manchester United, Boby Charlton. Goli tjetër u shënua nga Harry Kane.

Suedi – Austri 1-4
Një humbe e papritur kjo e Suedisë përballë Austrisë me rezultatin e thellë 1-4. Kombëtarja suedeze kishte një shans të artë për të ruajtur vendin e dytë, por e kanë shpërdoruar këtë gjë përballë kryesusve të Austrisë, që tashmë është e kualifikuara e rradhës për në Francë 2016. Ng dy gola për çdo pjesë për miqtë, ndërsa goli i Ibrahimović në shtesë shërbeu vetëm për statistikë

Maqedoni – Spanjë 0-1
Ekipi i Spanjës kursehet përballë Maqedonisë teksa merr një fitore të ngushtë me rezultatin 0-1. Ka mjaftuar një autogol i Pacovskit në minutën e 8′-të për të vulosur rezultatin e këtij takimi. Pavarësisht se ka qënë me të gjithë formacionin, skuadra e trajnerit Del Bosque e ka patur mjaft të vështirë përballë maqedonasve. Me këtë fitore ekipi i Spanjës konsolidon pozitat në vendin e parë të renditjes, teksa Maqedonia qëndron në vendin e fundit me 3 pikë, për më tepër sipër tyre në renditje është edhe ekipi modest i Luksemburgut.

Lihteshtein – Rusi 0-7
Rusia ka regjistruar një fitore me goleadë për të marrë vendin e dytë në renditjen e grupit G, duke lënë pas Suedinë. Rusët kanë mposhtur ekipin modest të Lihteshteinit me rezultatin 0-7, ku protagonisti kryesor ka qënë sulmuesi Dzyuba, i cili shënoi një “poker” golash në këtë përballje. Tashmë Rusia e ka vetë në dorë fatin e këtyre eliminatoreve për t’u kualifikuar direkt dhe jo në play-off për në Europianin e Francës.

Moldavi – Mali i Zi 0-2
Mali i Zi mban gjallë shpresat për të kapur vendin e tretë në renditjen e grupit G, por pse jo të tentojë edhe vendin e dytë në renditje i cili ndodhet vetëm 3 pikë larg. Fitorja ne Moldavi me rezultatin 0-2 i jep të drejtë ekipit malazez të ëndërrojë për kualifikimin. Një gol i Savic dhe një autogol i Racu kane vulosur fitoren e Malit të Zi, që tani ndodhet vetëm 1 pikë larg zonës play-off.

Slloveni – Estoni 1-0
Një fitore minimale e Sllovenisë ndaj Estonisë ka bëre që të dy ekipet të ndërrojne vendet në renditje. Sllovenët ngjiten në vendin e tretë teksa zbresin Estoninë nga ky vend. Goli i Beric në pjesën e dytë ka vulosur fitoren që e fut në zonën e play-off Slloveninë e cila nga ana e saj tashmë e ka vetë në dorë për të ruajtur këtë vend në renditje që të ketë një shans më shumë për të arritur në “Francë 2016”.

Sllovaki – Ukrainë 0-0
Super ndeshja e mbrëmjes ka përfunduar në barazim pa gola. Një ndeshje e luftuar fort nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin me patjetër fitoren. Sllovakia ruan vendin e dytë dhene sheh Spanjën t’i shkëputet me dy pikë në renditje, teksa Ukraina qëndron në vendin e tretë pa arritur dot t’i afrohet Sllovakisë, që vazhdon t’a ruajë fort vendin që të dërgon direkt në Francë. Tashmë kur mbeten edhe dy ndeshje nga përfundimi i eliminatoreve skuadrat kanë ende kohë për të përmbushur objektivat e tyre.

Lituani – San Marino 2-1
Një ndeshje ku rezultati nuk ka asnjë rëndësi, por më tepër rëndësi ka goli i shënuar nga ekipi i San Marinos jashtë fushës së tyre pas plot 14 vitesh. Një ditë e shënuar kjo për një ekip modest si San Marino, teksa duket se humbja e rradhë përballë Lituanisë nuk ka përbërë ndonjë lajm për këtë ekip. Lituania nga ana e saj merr një fitore prestigji por që nuk i vlen për asgjë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.